Kupa e Ligës: Arsenali me 10 lojtarë ndal Liverpoolin në 'Anfield'

Kush nga Liverpooli apo Arsenali do t'i bashkohet Chelseat në finalen e Kupës së Ligës? Të kualifikuar dje pas fitores ndaj Tottenhamit, lojtarët e Thomas Tuchel do të njohin kundërshtarët vetëm javën e ardhshme.

Kjo pasi ndeshja e parë mes Liverpool dhe Arsenal u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0, pavarësisht se “topçinjtë” luajtën me 10 lojtarë nga minuta e 24-të pas ndëshkimit me karton të kuq të Granit Xhakës.

Arsenali tani ka një mini-avantazh pasi luajnë para tifozëve të vet dhe mund t’i kthehen në skuadër disa nga futbollistë që ishin të lënduar për ndeshjen e sotme.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të enjten e ardhshme në të njëjtën orë.