Gjokutaj: Basha një oktapod, janë lukuni hajdutësh. Tirana është nxjerrë në shitje

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, ka komentuar projektet e ndërtimit të kullave në PD.

Gjokutaj theksoi se Lulzim Basha është kthyer në një oktapod, duke shtuar se ai bashkëpunon me një lukuni ujqërish, që dinë vetëm të vjedhin.

Ai shton se gjithçka është shitur në Tiranë, pasi çdo gjë bëhet në emër të parasë.

“Basha është një oktapod, kemi qark të mbyllur, janë hajdutë, Tirana është nxjerrë në shitje. Këta në fund do të thajnë Lanën dhe Liqenin Artificial, do bëjnë si Enver Hoxha që thau kënetat. Kjo tregon se kjo rrjetë ka kohë që thurret nga merimangat. Këtu nuk flitet më për shtet apo zbatim të ligjit, këtu flitet për faktin se Policia e Shtetit është vënë në funksion të aleancës Rama-Basha për interesa.

Ajsbergu po del mbi ujë e gjërat janë paramenduar më herët, këtu ka një aleancë politike. Pallati 15 kate ka qenë godina më e lartë në Tiranë e tani ka ngelur miniaturë. Këtu është futur shteti garant. Vendi është paralizuar totalisht e asgjë nuk funksionin siç duhet”, deklaroi Gjokutaj.