Denoncimi: Bashkëshorti i Ina Zhupës bashkëaksioner me Mirel Mërtirin e inceneratorëve

Një tjetër denoncim i rëndë ka ardhur në emisionin Çim Peka Live në drejtim të deputetes së Bashës Ina Zhupa, pas aksioneve të familjes së saj te kulla pas ‘Sahatit të Tiranës’.

Moderatori Çim Peka ka lexuar denoncimin e një gazetari, i cili deklaron se edhe avokatja Adriana Kalaja është në dijeni se, 'bashkëshorti i Ina Zhupës është aksioner me Mirel Mërtirin e inceneratorëve në një kompani fantazëm'.

Mesa po kuptohet çdo ditë e më shumë po dalin në skenë fakte se si deputetët e Lulzim Bashës janë në marrëdhënie financiare me qeverinë Rama.