Sarri me ‘dhimbje koke’, katër lojtarë munguan në seancën stërvitore, mes tyre edhe Hysaj

Këmbanë alarmi në shtëpinë e Lacios. Në stërvitjen e ditës së sotme kanë munguar plot katër lojtarë. Bëhet fjalë për Pepe Reinën, Basic, Andre Anderson dhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Ende nuk ka një komunikim zyrtar nga klubi bardhekaltër, por mediat italiane kanë konfirmuar mungesën e katër lojtarëve, duke bërë të mendohet për një tjetër valë infektimesh, ku në të kaluarën situatat e lojtarëve me COVID kanë krijuar jo pak probleme. Shembulli konkret është Strakosha, i cili në një pjesë të testeve rezultonte pozitiv e në një pjesë negativ, duke bërë që lojtari të humbte një muaj larg fushave të lojës e si pasojë edhe vendin e tij në formacionin titullar