VIDEO/ Portieri i Marokut shkakton polemika në Kupën e Kombeve të Afrikës, trajnerit të tij iu desh ta qetësonte

Portieri i kombëtares marokene Yassine Bounou shkaktoi mjaft polemika në Kupën e Kombeve të Afrikës gjatë një konference për shtyp, ku ishte përkrah trajnerit të tij Vahid Halilhodzic.

Bono iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në gjuhën arabe dhe në një moment iu kërkua ta bëjë atë në frëngjisht, gjuhë që kuptohet në mbarë Afrikën.

Organizatorët pyetën Bonin në frengjisht, i cili ishte i zemëruar dhe u shpreh se do të vazhdonte të përgjigjej në arabisht.

"Vazhdo, vazhdo...", tha në frëngjisht eksperti i njohur Halilhodzic, duke i dhënë fund situatës.

Incidenti vjen pas një sërë problemesh të tjera në Kupën e Kombeve të Afrikës që po mbahet në Kamerun, ku po lulëzon një luftë civile dhe më e madhja ishte sjellja e pabesueshme e arbitrit në ndeshjen e djeshme mes Malit dhe Tunizisë.

Kujtojmë se Maroku mundi 1-0 Ganën në raundin e parë të Kupës së Kombeve të Afrikës, ndërsa nesër do të luajë ndeshjen e raundit të dytë kundër ekipit të Komores.