Me truprojë/ Pse Alibeaj i beson Brahos për 'atentatin' e jo për të vëllanë?
SYRI ka mësuar nga burime brenda Gardës së Republikës se pas deklaratës së Spartak Brahos për një atentat ndaj deputetit Enkelejd Alibeaj, ky i fundit ka kërkuar ruajtje nga Garda.
Garda i ka dhënë një gardiste në shërbim deputetit Alibeaj.
Por ajo që të bën përshtypje se pse Enkelejd Alibeaj e besoi lajmin e Spartak Brahos, një ish-hetues i Enver Hoxhës për atentatin ndaj tij, dhe nuk e besoi apo heshti kur kohë më parë e akuzoi se i vëllai kishte marrë deri në 100 mijë euro për licencë noterie në kohën që Alibeaj ishte ministër Drejtësie?
Në Parlamentin e kaluar Alibeaj dhe Braho ishin anëtarë të Komisionit të Sigurisë.
Gjatë një debati mes tyre Braho i kujtoi Alibeajt se kishte prova që vëllai i tij merrte ryshfete deri në 100 mije euro per licenca noterësh kur Enkelejd Alibeaj ishte ministër Drejtësie.
Atehere deputeti Alibeaj reagoi vakët dhe heshti duke thënë se Spartak Braho ishte i pabesueshëm.
Pyetja është se pse ishte i pabesueshëm kur deklaronte se kishte prova për vëllanë e Enkelejd Alibeajt si sekser i tij dhe qenka i besueshëm sot kur thotë se do të 'vritet' Enkelejd Alibeaj?
Në fakt, shumë shpejt do të provohet se Braho sot po gënjen e atëherë kur akuzonte Alibeajn për të vëllanë, ka pasur një video në dorë nga një qytetar fierak...