PPE/ Pollo: Më shumë shkop e më pak karrotë për autokratët që hanë milionat e BE

Ish-deputeti i PD, Genc Pollo ka marrë pjesë në forumin online të Partisë Popullore Europiane me fokus rreziku rus ndaj Ukrainës dhe më gjerë, në Europë. 

Pollo shkruan në Facebook se gjatë diskutimeve ka ngritur shqetësime lidhur me situatën në Shqipëri dhe Rajonin e Ballkanit. 

Apeli i Pollos për BE ka qenë të mos mbështesë autokratët të cilët zhvatin milionat e më pas i kthejnë shpinën Europës. 

"Me miqtë e Partise Popullore Europiane e më gjerë për rrezikun e Putinit ndaj Ukrainës e kontinentit. Fola për probleme të lidhura në Shqipëri e në Ballkan. Instrumentat e Zgjerimit të aplikuara nga Komisioni Europian duhet të rishikohen në dritën e raportit të fundit të Gjykatës Europiane të Llogarive. Më shumë shkop e më pak karrotë autokratëve që hanë milionat e Europës e pastaj shkojnë për dua atje ku nuk e duan Europën".