Futbollisti i Bayern Munchen zgjidhet futbollisti më i mirë gjerman i vitit 2021

Futbolli gjerman ka zgjedhur më të mirin e vitit 2021. Fansat e “Pancerave” kanë votuar duke zgjedhur Joshua Kimmich si lojtarin më të mirë gjerman të vitit që lamë pas.

“Xholi” i skuadrës së Julian Nagelsmann fitoi titullin kampion (i gjashti për të) dhe Superkupën e Gjermanisë me Bayernin, teksa është kthyer në një nga liderët e kombëtares.

Mesfushori 26-vjeçar luajti 14 nga 16 ndeshjet e Gjermanisë në vitin 2021, duke ia dalë të dhurojë gjithmonë paraqitje pozitive me skuadrën kombëtare.

Tifozët gjermanë e kanë zgjedhur Kimmich lojtarin e vitit me 33.8% të votave, ndërsa podi i më të mirëve kompletohet nga Kai Havertz i Chelsea (22.7%) dhe Leroy Sane i Bayern Munchen (13.6%).