Einxhel ka qenë pjesë e klipit të reperit të famshëm shqiptar

Einxhel Shkira është një nga banoret e këtij edicioni të parë të “Big Brother VIP”.

Loja e saj brenda shtëpisë po cilësohet mjaft e fortë, duke e bërë kështu një personazh që nuk i mungon argumenti asnjëherë për çdo situatë të ndodhur.

 

Ajo është  moderatore e blogere e njohur, dhe në vitin 2014, ka qenë pjesë e klipit të reperit të njohur.

Bëhet fjalë për këngën “Ata nuk e dinë”, të reperit Noizy, projekt ky në bashkëpunim me Encën.

 

Theksojmë se Einxhel Shkira në spektaklin e së martës u eleminua, por pati fatin të ketë biletën e kthimit dhe u kthye nw “BBV” për të vazhduar lojën e saj.