Benzema luajti ndeshje fantastike kundër Barçës, Xavi e kërkoi për ta uruar

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, është shpallur lojtari i ndeshjes mbrëmë kundër Barcelonës.

Benzema luajti një ndeshje që e vendosi atë në mesin e lojtarëve më të mirë në botë, ku shënoi një gol dhe dha një asistim për Vinicius.

Ndërsa, ishte trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ai i cili e kërkoi Benzeman që ta uroj për ndeshjen që ai zhvilloi dhe përformancën e treguar,.

Kujtojmë se Real Madridi eliminoi Barcelonën nga Superkupa e Spanjës, duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 2:3.