Veprimi i Atdheut në ditëlindjen e Borës që nuk u vu re nga askush

Duket se ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina nuk ka të ndalur kur bëhet fjalë për dedikimet e tij të nënkuptuara për Bora Zemanin.

Pas lajmit se ripostoi një ‘story’ të Xhani Demikës ku shkruhej:

 

“Është i lumtur se këtë javë është moti me ngrica”.

Atdheu paska bërë një urim ditëlindje për moderatorin e “Për’puthen” që mesa duket, na paska shpëtuar të gjithëve.

 

Të dielën, më datë 9 janar, ai ka publikuar një ‘story’ në llogarinë e tij në “Instagram” në orën 3 të mëngjesit.

Ai shfaqet në një makinë, në të cilën këndon këngën “Gëzuar ditëlindjen”.

 

Megjithatë, pak kohë pas postimit, Atdheu vendosi ta fshijë postimin.

Prej një kohe të gjatë, në rrjetet sociale janë përfolur shumë emrat e Atdheut dhe Borës, si rrjedhojë e fotove dhe videove të ndryshme që kanë qarkulluar në internet.

 

Kjo ka ardhur gjithashtu dhe pasi Atdheu ka shprehur hapur simpatinë që ka ndaj Borës pas daljes nga emisioni.

Ai madje ka thënë se dhe vajzën do të donte ta quante “Nala” njësoj siç është shprehur dhe Bora.

 

Shpesh ka pasur aludime se dyshja kanë qenë në një lidhje së bashku.