‘Gay-t na kanë marrë fustanet’/ Elton Ilirjani nuk përmbahet ndaj Dorina Memës: Ta marr burrin...

Dorina Mema ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Abc e Pasdites”, ku bëri një deklaratë të fortë.

Sportistja u shpreh se “ky vend qan për dy gram burrëri”, teksa shtoi se meshkujt po iu marrin grave fustanet.

 

“Ne femrat kemi nevojë për meshkuj. Nëse të gjithë meshkujt bëhen gay, atëherë me kë do martohemi ne? Është një kërkesë normale e femrave në botë. Unë shoh që shumë firma nëpër botë bëjnë promovimin me meshkujt të veshur me fustan. Na kanë marrë fustanet. Po flas të drejtën, ne femrat kemi nevojë për burra. Kanë dëshira seksuale? Brenda dhomës të bëjnë ç’të duan, por jo të promovojnë për fëmijët tanë këtë lloj jetë. Ndaj qan ky vend, për dy gramë burrni. Institucioni familjar çfarë sjell? I mban fëmijët larg veseve. I detyron dhe i kërkon llogari për tu shkolluar, të sjellë një ekonomi në familje. Familja është shtylla dhe baza e shoqërisë”- u shpreh Dorina.

Deklarata ka revoltuar biznesmenin Elton Ilirjani, i cili ka shpërthyer i revoltuar në rrjete sociale.

Ai ka publikuar disa video ku reklamon të pasmet krahas të cilave ka shkruar:

 

“Meqënëse u fol se meshkujt nuk duhet të veshin fustan. Epo kur bëhen gratë dhe vajzat xheloze për gay. Zemra, ata meshkuj që duan të shkojnë me meshkuj janë burra! Jo për gjë, por për injorancën tënde mendova të ndërhyja. Tani mos më sfido se ta marr burrin, sepse make up për të fshehur surratin nuk përdor, gjatësi po e po dhe b*thë lodhu sa të duash. Por hajt po të toleroj se po shfaq hapur pasiguri. Fatkeqësisht shumë vazja shqiptare janë të pasigurta”.

Më tej, Ilirjani ka vazhduar: “Po unë që kështu kam lindur dhe nuk bëj sport? Nuk të ndihmoj dot në pasigurinë tënde. Të siguroj që meshkujt që kam rrëmbyer vishen si burra! Burra e çfarë burrash! Si mund të përdorësh ende në 2022 termat mashkull dhe femër, ndërkohë që janë fjalët djalë, çun, burrë dhe vajzë, gocë, grua? E pra vetëm maniakët seksualë emërtojnë sipas poshtë brekëve”.

Ai nuk e ka lënë me kaq, duke shtuar: “Vajza, gra mos u lyeni kaq shumë se e para jeni bërë të gjitha kopje të njëra-tjetrës. E dyta ngjani keq. E treta është se burrat e kanë realisht bezdi make upin. E katërta, kaq të pasigurta jeni sa po ju pamë fytyrën nuk do ju pëlqejmë? Mos duhet ta doni më shumë veten tuaj? Djemtë nuk janë konkurrentët tuaj. Kafshët nuk janë aksesorë! Nuk vishen me kordele dhe hidhen si lodra mbi krevat nëpër story! Kafshët unë i konsideroj individë dhe si të tillë duhen trajtuar. Si do ndihej ajo homofobja ta trajtonin si trajton ajo qenin e saj të detyruar të bëjë veprime jashtë natyrës? Faleminderit Zot që të paktën nuk më bëre injorant!”

Biznesmeni ka publikuar dhe video e foto të tjera thumbuese për Dorinën.