SPAK heto për vdekjet nga Covid, në mos në emër të ligjit të paktën në emër të moralit?

Nga Petrit Vasili/

Publikimet ndërkombëtare shumë autoritare qe nga FMN kohë më parë e deri tek The Economist sot, kanë argumentuar se shifrat reale të vdekjeve nga Covid-19 janë shumë herë më të larta se ato të raportuara nga qeveria, pra realisht kanë provuar fshehjen e vdekjeve nga Covid nga qeveria rilindase.

Kemi argumentuar prej kohësh se vdekjet nga Covid fshiheshin nga qeveria në funksion të propagandes së saj.

Vdekjet reale janë të paktën 5 herë më shumë nga ato të raportuara nga qeveria.

Kemi treguar me fakte se edhe shifrat e vdekjeve nga Covid të raportuara nga vetë Bashkitë rilindase ishin më të larta se ato, që qeveria bënte publike.

Pra është shumë e qartë, që pushteti është shpërdoruar kriminalisht dhe ka fshehur vdekjet për të ushqyer propagandën mashtruese të tij e për të nxjerrë se gjoja qeveria po administronte si duhej situatën.

Asnjë nuk ka harruar histeritë e kryeministrit dhe ministrave të tij kur në kor genjenin paturpësisht dhe benin alibinë e fshehjes së këtij skandali.

Të njëjtën gjë kanë bërë edhe disa profesioniste moralprishur të mjeksisë, që për arrivizëm personal apo për servilizem dhe akaparim të qeverisë u lëshuan publikisht në krah të saj për të mbuluar këtë krim shtetëror duke shkelur mbi shkencën etikën dhe moralin e mjekut.

Sot është koha e të vertetës, që nuk mund të mbulohet më.

Shprehja alibike e famshme e qeverise : “kështu ndodh në të gjithë botën” nuk e shfajson dot atë sepse në mes janë vdekjet e fshehura dhe përdorimi kriminal të fatkeqësisë njerëzore.

Asnjë hetim i hapur për këtë çeshtje kaq të rëndë.

SPAK tundu, leviz shpërdorimi i detyrës ulërin.

Kaq të mbërthyer për fyti nga qeveria jeni që nuk flisni e nuk hapni dot as edhe një dosje të vetme për një vepër kaq të rëndë.

Ç’dreqin duhet kjo farë Drejtesie e Re, që s’vepron as për fshehjen e vdekjeve.

Duhet tu nxihet faqja atyre, që flasin për këtë Drejtesi të Re, që bëhet ortake de Facto me fshehjen e vdekjeve të qeverisë.

SPAK nëse nuk levizni dot në emër të ligjit levizni të pakte në emër të detyrimit moral dhe njerezor të kujtimit të atyre, që humben jetën nga Covid dhe vdekja e tyre u fsheh dhe u përdor ligësisht nga qeveria.