Nishani poston VIDEON: Basha e Rama, dhunë barbare mbi demokratët

Ish-presidenti Bujar Nishani publikoi një tjetër video, që dokumenton dhunën barbare mbi protestuesit demokratë.

"Lulzim Basha në krye të një grupi individësh me rekorde të tmerrshme kriminale dhe Edi Rama në krye të një policie politike, bashkërenduan një dhunë barbare mbi civilë të pambrojtur, veprimtarë politik në territorin e selisë së partisë së tyre.

Asgjësimin e pluralizmit nuk e pranojmë, për asnjë çmim e sakrificë!" shkruan Nishani.