Zyrtare: Barcelona ndërpret bashkëpunimin me Yusuf Demir
Yusuf Demir ishte pjesë e Barcelonës në formë huazimi nga skuadra austriake, Rapid Wien.
Demir kaloi gjysën e sezonit tek katalanasit, por nuk arriti të tregonte veten, sidomos në urdhërat e Xavit.
Kjo pasi deri tani, ai zhvilloi vetëm gjashtë ndeshje, ku nuk arriti të shënonte asnjë gol.
Lajmi për ndërprerjen e huazimit është bërë i ditur nga vet klubi përmes rrjeteve sociale.
“FC Barcelona dhe Rapid Wien kanë arritur marrëveshje për të finalizuar huazimin e lojtarit, Yusuf Demir, që rikthehet nga skuadra austrike”, shkruhet në komunikatën e lëshuar nga klubi.