VIDEO - SYRI TV/ Cërrik, bashkia shkul ullinjtë e qytetarëve, banorët: Duam dëmshpërblim

Bashkia e Cerrikut ka shktërruar të mbjellat e dhjetëra familjeve në fshatin Mollas, duke shkulur dhunshëm qindra bimë ulliri dhe platancione me dru frutor. Toka e cila rezulton se është pronë shtet, e kanë pasur në përdorim qytetarët prej vitesh, ndërkohë që bashkia po ua merr nën argumentin se aty do të zbatohet një projekt i ambasadës kineze në Shqipëri.

Një ditë pas protestës së qytetaërve, bashkia e Cerrikut në një akt të paprecedentë, u ka shkatërruar pronat dhe platencionet me pemë dhjetëra familjeve në fshatin Mollas të zonës së Sulovës, për t`i hapur rrugë një projekti të ambasadës Kineze në Shqipëri.

Fadromat e Bashkisë së Cerrikut, kanë shkulur dhe shkatërruar përdhunshëm dhjetëra bimë ulliri disavjeçar si dhe platancione me dru të ndryshëm frutor, të cilët banorët i kishin kultivuar prej vitesh në një sipërfaqe prej 5 hektarësh tokë.

Kjo pronë, pas viteve 1990 është shfrytëzuar nga fermerë të fshatit Mollas në Cerrik, ndonëse është pronë shtetërore. Por banorët e kanë pasur në përdorim tokën të dhënë nga ish-komunta dhe më pas nga bashkia e Cerrikut, me të cilën ata mbanin familjet e tyre. Të përlotur, qytetarët treguan për Syri Televizion se bashkia nuk i ka dëmshpërblyer për dëmin që po u shkakton, ndërkohë që me shkatërrimin e pemëve frutore, atyre u hiqet një burim që u siguronte të ardhura për familjet.

Dy ditë më parë bashkia e Cerrikut e konsideroi zaptim tokën, që qytetarët e përdorin prej vitesh, duke deklaruar se nuk do të dëmshpërblehen, pavarësisht dëmit të shkaktuar që përllogaritet në miliona lek.