Inter mposht Juventusin në minutën e 121-të dhe fiton Superkupën e Italisë
Interi fitoi Superkupën e Italisë pasi mposhti 2-1 Juventusin pas kohës shtesë në finalen e mbrëmjes së sotme në stadiumin Giuseppe Meazza.
Interi luajti mjaft mirë në pjesën e parë, teksa krijoji raste të shumta para portës së Juventusit, por Zonja e Vjetër kaloi e para në avantazh. Morata e dërgoi topin te McKennie, i cili u harrua plotësisht nga mbrojtja e Interit, ndaj nuk e kishte të vështirë të shënonte golin e epërsisë për Juventusin.
Mirëpo, festa e tyre zgjati vetëm dhjetë minuta, pasi kapiteni i Kombëtares së Bosnjë-Hercegovinës, Edin Dzeko, me inteligjencë arriti të fitojë një penallti për Interin. Penalltinë e mori përsipër Martinez , i cili nuk gaboi përballë Perin. Me këtë rezultat u mbyll dhe pjesa e parë.
Interi kishte më shumë iniciativë dhe posedim të topit në vazhdim të ndeshjes, por ishte shumë më pak i rrezikshëm para portës së Juventusit, duke mos krijuar raste të pastra për gol në pjesë e dytë.
Juventusi nuk u zgjua as në kohën shtesë, por luajti shkëlqyeshëm në mbrojtje, ndaj Interi më i shkathët thjesht nuk mundi të shënonte deri në minutën e 121-të kur Sanchez shënoi në sekondat e fundit, duke i dhenë zikaltërve Superkupën e gjashtë në histori.
Rezultati dhe golashënuesit:
Inter - Juventus 2: 1 (pen Martinez. 35', Sanchez 120 + 1' - McKennie 25')