Mungonte prej muajsh, Bernard Berisha rikthehet në stërvitje

Pas disa muajve jashtë fushe, Bernard Berisha është rikthyer në stërvitje.

Berisha që kishte lëndim në krahë, mungoi që disa muaj dhe humbi edhe ndeshjet e nëntorit me Kosovën.

Sidoqoftë, kosovari tani është rikthyer në stërvitje dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Jam rikthyer në fushë pas një lëndimi që një kohë të gjatë. Parapërgatitje në Antalya”, shkroi lojtari.