VIDEO/ Vendoset baraspesha në Superkupën e Spanjës, shënon përsëri i ‘padëshiruari’

Nuk ka zgjatur shumë avantazhi i Real Madrid, pasi Barcelona ka arritur të barazojë rezultatin e sfidës në minutën e 42-të me anë të Luk De Jong.

Sulmuesi holandez, i cili deri pak kohë më parë përflitej se do të largohej nga katalansit, mposhti Courtois me një goditje tokazi pas asistit të Dembeles.

Pjesa e parë e Superkupës së Spanjës është mbyllur me rezultatin 1-1.