EMRI/ Shqiptari kapet me mbi 100 mijë paund drogë në Britani, burgoset

Fabio Balliu është shqiptari i kapur me me 171 bimë kanabisi me vlerë më shumë se 100 mijë paund.

Shqiptari u kap nga policia, pasi uniformat blu kanë kontrolluar një shtëpi në Gainsborough. Balliu në fund është dënuar me 27 muaj burgim.

Oficerët janë lajmëruar fillimisht nga një fqinj i Balliut, i cili ka thënë në polici se kishte dyshime se ishte duke ndodhur pranë tij një vjedhje, shkruajnë mediat britanike.

Policia kishte shkuar në shtëpinë e Balliut për të parë nëse ka ndodhur ndonjë vjedhje. Oficerët shkuan në vendngjarje, por vunë re se në këtë shtëpi vinte era kanabis.

Fabio Balliu hapi derën dhe kur pa se ishin policë, u arratis për pak momente, mirëpo është kapur pak momente më vonë. Ai iu tha policëve: “Unë jam nga Shqipëria, por flas shumë pak gjuhën angleze”.

Policia zbuloi një “zonë ndenjeje” në dhomën e përparme me një shtrat divan dhe frigorifer të zbrazët, gjë që tregoi se kultivuesi ndoshta nuk jetonte në pronë.

Në shtëpi u gjetën tre zona kultivimi, me 87 bimë kanabis në fazën e lulëzimit dhe 84 bimë kanabis në gjendje vegjetative.

Një ekspert droge vlerësoi vlerën e mundshme të kanabisit midis 24,500 dhe 102,600 £ në varësi të sasisë dhe mënyrës së shitur. Rhys Rosser, avokat tha në gjykatë se ky ishte një operacion i vetëm dhe Balliu ishte në paraburgim që nga arrestimi i tij. Rosser tha se përpara se të mbërrinte në Mbretërinë e Bashkuar, Balliu kishte punuar si kuzhinier, por ai nuk ishte në gjendje të merrte një vizë të përshtatshme.

Gjyqtari që i dha dënimin shqiptarit tha: “Ju ndaluat duke u larguar nga prona. Ishin 171 bimë të shpërndara në tre zona të rritjes. Ju keni luajtur një rol të rëndësishëm dhe keni udhëtuar rregullisht nga Nottinghamshire në Gainsborough për të rritur këto bimë”.