Tronditet Britania, burrë e grua akuzohen se kanë vrarë djalin 9 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Britaninë e Madhe, ku një burrë e një grua janë akuzuar se kanë vrarë djalin e tyre 9-vjeçar.

Mediat në gjuhën angleze shkruajnë se 39-vjeçari Dick Houell dhe 34-vjeçarja Carla Scott, akuzohen për veprën penale “sulm, abuzim, neglizhencë dhe braktisje e një të mituri”.

Alfie Steele u gjet në gjendje kritike në një shtëpi në Droitëich, dhe u transportua me avion në spital. Pas disa ditësh shtrimi në spital, djali nuk arriti që të mbijetonte e për pasojë ka ndërruar jetë.

Djaloshi 9 vjeç është thënë se ka marrë dëmtime të rënda në trup, e kjo ka shkaktuar edhe vdekjen e tij. Prokurorët kanë dyshime se të dy të rriturit i kanë shkaktuar vdekjen djalit.  Të dy do të dalin në gjykatë më 25 shkurt 2022.