Luhet Derbi i Italisë, Inter dhe Juventus publikojnë formacionet zyrtare

Superkupa e Italisë do të vërë përballë Interin dhe Juventusin, teksa njëra prej këtyre skuadrave do të fitojë titullin e parë të sezonit 2021/22.

Ndeshja do të zhvillohet sonte në orën 21:00, në stadiumin “Giuseppe Meazza” dhe do të vërë kundër njëri-tjetrit zikaltërit, kampionët në fuqi të Italisë dhe bardhezinjtë, fitues të Kupës së fundit të Italisë.

 Simone Inzaghi vjen në këtë supersfidë me të gjithë skuadrën në dispozicion dhe kryesimin në renditje të konfirmuar nga fitorja ndaj Lazios të dielën në mbrëmje.

Shumë mungesa për Massimiliano Allegri-n, i cili, megjithatë, vjen me entuziazmin e krijuar nga fitorja e çmendur e rikthimit 4-3 kundër Romës.

Formacionet zyrtare: