Enton Abilekaj: Dy grupime në PD, ata për opozitë të vërtetë dhe ata për opozitën si zgjatim të Ramës

Drejtori i Dosja.al, Enton Abilekaj shprehet se procesi i votës në PD është kryer në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe referendumin e 18 dhjetorit. 

Duke komentuar deklaratat e zv/ndihmës sekretarit të shtetit, Gabriel Escobar se konflikti në PD zgjidhet me votë, Abilekaj tha se demokratët kanë votuar tashmë. 

Sipas tij, në PD ka dy grupime, ata që duan që të rikthejnë opozitën e vërtetë dhe ata që duan ta bëjnë opozitën si zgjatim të Edi Ramës.

 "Kemi një grupim të pakënaqurish që thirrën një Kuvend dhe bënë një referendum. Procesi i votës është kryer tashmë. Duan ta njohin apo jo, është çështja. Ne sot kemi një ndarje shumë të madhe, mes atyre që votohen, që marrëdhënien me politikën ta zgjidhin nëpërmjet votës dhe mbështetjes nga publiku dhe ata që nuk votohen e duan që marrëdhënia të zgjidhet nëpër zyra.

Janë ata që mund të rikthejnë opozitën në vend që mungon dhe ata që duan ta bëjnë opozitën si zgjatim të Edi Ramës, të mazhorancës. Këtë gjë nuk e zgjidh më vota, nëse do të flasim për procesin e votimit të PD, sepse ky është proces i mbyllur tashmë. Paloka propozoi një votim tjetër brenda PD, ku të dyja palët të zgjedhin kandidatin e vet dhe të shkojnë drejt një votimi të përbashkët", u shpreh Abilekaj.