‘17 kg drogë në bagazhin e makinës’/ Shqiptari në Francë dënohet me 28 mijë euro dhe burg

Pasi u kap me lëndë narkotike nga policia, një 34-vjeçar shqiptar i identifikuar si Antonio.H. është dënuar nga gjykata franceze.

Ai u akuzua për transport të 17 kg kanabis, për të cilat togat e zeza vendosën 8 muaj burg dhe ndalimin e hyrjes në territorin francez për 10 vitet e ardhshme.

I riu nga Tirana do të paguajnë edhe një gjobë prej 28 mijë eurosh, një shumë më e vogël kjo se ajo që kishte kërkuar prokurori, 85 mijë euro në total.

Ai u pikas nga policia të hënën e kaluar në autostradën A1. Pas kontrollit në automjetin e tij, efektivët gjetën në bagazhin e automjetit 25 pako me kanabis. 35-vjeçari u tha policëve se kishte ardhur nga Spanja, ku dy persona e kishin punësuar për transportimin e mallit në Belgjikë.

Shqiptari refuzoi të japë emra, por i tha policisë se për këtë “punë” ai do të paguhej 2500 euro. Ai tha se e kishte të vështirë ta refuzonte këtë ofertë, pasi kishte hasur vështirësi për të gjetur punë.