Të fshehura në banane, kapen 400 kg kokainë në Mal të Zi

Plot 400 kilogramë kokainë janë sekuestruar nga autoritetet e Malit të Zi pasditen e sotme.

Mësohet se droga ishte fshehur në arkat e bananeve ‘Derby’, të cilat vinin nga Ekuadori.

Sipas raportimeve nga mediat vendase, ishin punëtorët e kompanisë së bananeve ata që njoftuan policinë, pasi konstatuan drogën mes arkave.

Sakaq, autoritetet vendase kanë nisur hetimet në lidhje me rastin në fjalë.