Mbi 1800 të infektuar, humbin jetën 3 pacientë në Maqedoninë e Veriut

Një shifër rekord të infektuarish me Covid është shënuar në orët e fundit në vendin fqinj Maqedoninë e Veriut.

Në raportin e fundit ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 7.123 testime 1.822 kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 918, Manastir-198, Prilep-98, Kumanovë-65, Kavadar-55, Ohër-49, Shtip-42, Gjevgjeli dhe Radovish-33, Strumicë-30, Veles-28, Tetovë, Kërçovë dhe Krushevë-nga 26, Negotë, Valandova-nga 21, Gostivari dhe Koçani-18, Sveti Nikola-15, Resnja-14, Struga-12, Dellçeva dhe Berova-nga 10, Probishtip-9, Kriva Pallanka-8, Makedonska Kamenica-7, Bogdanci, Makedonski Brod dhe Demir Kapi-nga 5, Vinica dhe Kratova-nga 4, Demir Hisar dhe Pehçeva-nga 3, Dojran-2, Dibër-1.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (1882), prej tyre 173 janë riinfektime.

MSH informon se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 pacient, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19, ndërsa nga sistemi ‘Termini im’ janë paraqitur edhe 4 pacientë të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 28.12.2021 deri 06.01.2022.

Ndërsa ISHP në 24 orët e fundit ka regjistruar 668 pacientë të shëruar.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 238.061, qytetarë prej të cilëve 216.521 janë shëruar, ndërsa 8.062 kanë ndërruar jetë.