‘Futbolli ka ndryshuar, mendja te paratë dhe sponsorët’

Superkupa e Spanjës këtë edicion do të zhvillohet në Riyad të Arabisë Saudite teksa katër skuadra do të luftojnë për trofeun.

Gjysmëfinalja e parë është ajo mes Real Madrid dhe Barcelonës dhe zhvillohet mbrëmjen e sotme në orën 20:00, ndërsa tjetra është ajo mes Atletico Madrid dhe Athletic Bilbaos që luhet të enjten në orën 20:00.

Sakaq, futbollisti i baskëvë, Raul Garcia, ka komentuar vendimin për ta zhvilluar Superkupën larg Spanjës.

Mesfushori thekson se futbolli ka ndryshuar shumë dhe se tashmë vëmendja është më shumë te paratë dhe te sponsorët.

“Ndoshta unë jam me të vjetrën, por futbolli ka ndryshuar shumë dhe tifozët po harrohen, ata po mënjanohen. Futbolli tashmë është i fokusuar te paratë dhe te sponsorët, po harrojmë atë që është në themel të këtij sporti, atmosferën që krijohet në tribuna.

Na duhen familje që shijojnë futbollin, orare të ndeshjeve të cilat i përshtaten spektatorëve. Futbolli ka ndryshuar shumë prej momentit kur unë kam nisur të luaj”, u shpreh Raul Garcia.