Instituti 'Pasteur' i Francës e parashikon kulmin e valës Omicron në mes të janarit

Instituti 'Pasteur' i Francës tha në një raport të botuar të mërkurën se e parashikon një kulmim të infektimeve të reja me Omicron në mes të janarit, të pasuar nga një bum në shtrimet në spital në gjysmën e dytë të janarit.

Të martën, Franca regjistroi një rekord të ri prej afro 370,000 infeksionesh dhe mesatarja shtatëditore e infeksioneve të reja vendosi një nivel të ri prej më shumë se 283,000 rastesh, ndërsa numri i njerëzve në kujdesin intensiv me Covid u rrit me 65 të tjerë duke arriti në 3,969.