Iku nga Partizani, Kukësi i ‘hap derën’ Emiljano Mustës

Nga Partizani te Kukësi. Futbollisti elbasanas, Emiljano Musta, ka ndryshuar dy klube brenda këtij sezoni.

Tashmë Musta është futbollist i Kukësit, teksa këtë fakt e ka bërë me dije vetë klubi verilindor me anë të një njoftimi në “Facebook”.

Njoftimi i Kukësit

“Futboll Klub Kukesi njofton se mbrojtësi Emiljano Musta është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 29-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë deri në verën e vitit 2023 duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Mbrojtësi nga Elbasani rikthehet te ekipi ynë pas dy aventurave të ndryshme në Superiore! Sezonin e fundit, Musta ishte futbollist i Partizanit, por nga dita e sotme do të jetë nën urdhërat e trajnerit Longo.  Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë”.