Bisedimet mbyllen me sukses, Coman rinovon kontratën me Bayern Munchen
Kingsley Coman do të vazhdojë karrierën te Bayern Munchen.
Bisedimet e gjata mes drejtuesve bavarezë dhe agjentit të lojtarit francez janë përmbyllur me sukses.
Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre në lidhje me zgjatjen e bashkëpunimit që përfundonte në verë.
25-vjeçari ka firmosur deri në verën e vitit 2027 me kampionët e Gjermanisë.
Coman është pjesë e Bayernit prej vitit 2015 dhe deri tani ka fituar 17 trofe.
Edhe pse nuk ka asnjë njoftim zyrtar, mediet gjermane raportojnë se sulmuesi i djathtë është futur në grupin e emrave si Lewandowski, Neuer, Kimmich, Sane, Muller, Goretzka dhe Hernandez, të gjithë me rroga 15 milionë euro e lart.