E pabesueshme por e vërtetë, ai ende fiton para nga filmi që luajti 25 vjet më parë

Ishte viti 1997 kur filmi me regji të James Cameron, 'Titanik' përveç rekordeve që theu në arkë,  fitoi dhe 11 Oscar.

Këngët dhe disa skena të filmit, i cili për 12 vjet mbante titullin "filmi me fitimin më të madh të të gjitha kohërave", u bënë "ikona", për të mos thënë që ishte një kthesë e rëndësishme në karrierën e aktorëve që merrnin pjesë në film.

Por ky film ka qenë një burim i pandërprerë të ardhurash për 25 vite edhe për një djalë të vogël, që në fakt nuk luajti një rol shumë të rëndësishëm.

Ai ishte 5 vjeç kur doli në skenë në film ndërsa sot është 30.

Dhe është fjala për Reece Thompson që tani bën një punë shumë të ndryshme nga ai i aktorit.

Thompson është drejtor marketingu dixhital me qendër në Utah të SHBA-së.

Edhe pse nuk mban mend shumë detaje rreth filmit në të cilin luajti kur ishte 5 vjeç, ai merr honorare çdo vit.

Aventura e filmit të shkurtër të filloi me një kontratë që ai nënshkroi pasi fitoi një konkurs si fëmijë modelingu.

 Agjencia me të cilën ai bëri një marrëveshje i ofroi dy opsione: Ai ose do të luante në një reklamë ose do të shfaqej para kamerës në një rol të vogël në filmin Titaniku. 

Nëna e Reece zgjodhi filmin Titaniku siç dhe duket ajo bëri zgjedhjen e duhur. 

Reece Thompson luajti rolin e një djali të vogël irlandez që udhëtonte në klasën e tretë me prindërit e tij në filmin 'Titanik'.

 Personazhi i tij u zhyt gjithashtu në ujërat e akullta me prindërit e tij kur u mbyt transatlantiku.

Thompson fitoi 30,000 dollarë nga filmi. 

Këto para u përdorën për arsimimin e tij. 

Me kalimin e viteve, ai vazhdoi të merrte çeqe të honorarëve midis 100 dhe 300 dollarë. 

Gjatë lulëzimit të filmit, midis 1998 dhe 1999, Thompson mori gjithashtu çeqe për mijëra dollarë. 

Por me kalimin e kohës, kjo sasi u zvogëlua.

Kujtojmë që aktorët kryesorw të filmit mori 2 milionë dollarë ndërsa Leonardo DiCaprio 2 milionë e gjysmë nga ky film.

Reece Thompson, 30 vjeç

Pjesë nga filmi Titanik ku Reece luante djalin e vogël irlandez

Kate Winslet dhe Leo DiCaprio