Kanye West brenda vitit do të udhëtojë drejt Rusisë, takim me Putin

Kanye West, reperi që ka ndryshuar emrin në Ye, do të udhëtojë drejt Rusisë brenda këtij viti dhe do të takojë Vladimir Putinin.

Lajmin e bën me dije Billboard që citon disa burime pranë artistit, sipas të cilave udhëtimi mund të bëhet në pranverë ose verë.

Ye po synon të zgjerojë aktivitetin e tij në Rusi me miliarderin Aras Agalarov, i ashtuquajturi ‘Trumpi i Rusisë’ si dhe me djalin e tij EMIN.