Vjen albumi ‘Muzikë e Alltisë’ nga Mc Kresha dhe Lyrical Son

Ashtu siç kishin paralajmëruar, artistët e njohur Mc Kresha dhe Lyrical Son kanë publikuar albumin e tyre.

“Muzikë e alltisë” mban titullin albumi më i ri, i përbërë gjithsej nga 11 këngë të reja.

 

Dy nga kënnget e albumit, përkatësisht “Stuhi mbi oqean” dhe “J.C.V.D”, janë bashkëpunime me artistë të njohur si Elvana Gjata dhe Ledri Vula.

 

Këngët janë të rrymës hip-hop dhe rap dhe tashmë janë publikuar edhe në platformat digjitale.

Kjo është lista e plotë e këngëve të albumit të ri nga MC Kresha dhe Lyrical Son:

 

1. Kangë e shihrav
2. Hotel Mahalla
3. Inati
4. Recepti
5. Nji lot
6. Paret lejla
7. Stuhi mbi oqean (bashkëpunim me Elvanën)
8. J.C.V.D (bashkëpunim me Ledri Vulën)
9. Rrugë e gjatë
10. Rammstein
11. Guinners