Kim Kardashian ka diçka për të thënë lidhur me romancën e re të Kanye West

 Ndonëse është duke kaluar një romancë të re me Pete Davidson, sërish Kim Kardashian nuk është shkëputur plotësisht nga ish-bashkëshorti I saj, Kanye West.

Tani që edhe vetë reperi po jeton një histori dashurie me Julia Fox, disa burime për ‘Page Six’ po zbulojnë se si ndihet më të vërtetë themeluesja e ‘SKIMS’ lidhur me situatën.

'Kim ka arritur zyrtarisht atë moment ku ajo e di se nuk ka nevojë për Kanye në jetën e saj, përveç faktit se ai është babai i fëmijëve të tyre. Ajo ka një shkëputje të plotë tani që ka gjetur Pete”, tha një burim për HollyëoodLife

. “Ajo tani e di se si të ecë përpara dhe nuk ka asnjë shans për pajtim, pavarësisht se çfarë dëshiron apo synon të bëjë Kanye për ta rifituar atë.”

Për Kim, viti 2022 është ‘një fillim I ri’ dhe se dëshira e saj është q ëish-I të jetë I lumtur, por ta dijë një herë e mire se ‘nuk janë më çift’”.

“Kim ndihet mirë që Kanye ka gjetur dikë që e bën atë kaq të lumtur”, tha një tjetër burim i brendshëm i Kardashians për “HL”.

“Ajo ka ecur përpara nga marrëdhënia e tyre dhe nuk dëshiron asgjë tjetër përveç më të mirës për të. Kim mendon se është mirë që Kanye ka dikë që kujdeset për të, sepse në fund kjo është gjithçka që ajo dëshiron për të.”