U përfol se janë në një lidhje, por ja çfarë thotë Arta Nitaj për Romeon

Modelja kosovare, Arta Nitaj u përfol për një romancë me aktorin e humorit Romeo Veshaj.

Dyshimet nisën pas dyshja postuan foto nga i njëjti vend nga Dubai dhe kaq u desh që në rrjete sociale të përhapej lajmi se kishim të bënim me një romancë të re.

Megjithatë, këto pretendime janë hedhur poshtë nga vetë modelja në një rrëfim për Prive.

Ajo ka treguar se me Romeo Veshajn nuk është takuar kurrë, por ka rastisur që kanë realizuar foto në të njëjtin vend.

Ndërsa shtoi se “ka Romeon e saj”, duke lënë të nënkuptohet se është në një lidhje dashurie por s’bëhet fjalë për aktorin e humorit.

“Një nga figurat publike shqiptare që nuk e njoh nga afër dhe nuk e kam takuar kurrë është Romeo.

Thjesht kemi bërë foto në të njëjtin vend, tek restoranti “Namos”. Për Vitin e ri Romeo s’ka qenë në Dubai, pra nuk kemi festuar bashkë. Kam Romeon tim, unë Zhulieta”, tha Arta Nitaj.