VIDEO-SYRI TV/ Ura e Llakatundit rrezikon shembjen, 4 fshatra drejt izolimit

Banorët e katër fshatrave në Selenicë rrezikojnë të izolohen, pasi ura e varur ku kalojnë mjetet dhe këmbësorët rrezikon të shembet. Ura e Llakatundit është ndërtuar para 50 vjetësh, por deri më tani nuk është kryer asnjë investim për mirëmbajtjen e saj.

Nga SYRI TV

Ura e varur në fshatin Llakatund që lidh të paktën katër fshatra të bashkisë Selenicë, rrezikon të shembet. Prej vitesh në këtë urë nuk është bërë asnjë investim për mirëmbajtje, teksa këmbët e urës janë dëmtuar ndërsa kavot e çelikut rrezikojnë të këputen.

Ura ka gjatësi 70 metër dhe gjerësi 6 metër, ajo është ndërtuar rreth 50 vjet më parë, ndërsa shërben për kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve në fshatrat Lubonjë, Picar, Armen dhe Shushicë. Banorët kërkojnë ndërhyrje për rikonstruksionin e urës, pasi jeta e tyre vihet në rrezik çdo ditë.

Ankesat ndaj institucioneve kanë qenë të shumta, por deri më tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje për rikonstruksionin e saj.