Aktorja e serialit 'La Casa De Papel' në muajin e shtatë të shtatzënisë, tregon barkun e rrumbullakosur
Aktorja spanjolle Esther Acebo e cila u bë e njohur me personazhin e “Stockholm’ në serialin e famshëm të Netflix “Casa del Papel’ është në muajin e shtatë të shtatzënisë.
Lajmin e bukur e bërë të ditur vetë aktorja përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram në fillim të dhjetorit që lam pas, duke pozuar me rroba banje teksa tregon barkun e rrumbullakosur.
Dhe që nga ajo ditë aktorja nuk i ka ndalur postimet e saj ku tregon barkun e rrumbullakosur, siç janë dhe fotot e mëposhtme.
Deri më tani nuk dihet identiteti i babait të foshnjes që aktorja po pret pasi preferon të mbajë jetën e saj personale larg vëmëndjes.
Edhe pse ajo është aktive në rrjete sociale dhe ndan çdo ditë foto nga jeta e saj, ajo personale mbetet një mister.
Lidhja e saj e fundit që doli në dritë ishte me aktorin, gjithashtu Alejandro Tous.
Marrëdhënia e tyre u bë e njohur pasi një paparac i fotografoi ata duke ecur në rrugët e Madridit.
Megjithatë, askush nuk e di nëse ai është babai i fëmijës.