Thuhet se dalja dhe rikthimi i Einxhelit ishte i planifikuar, ish-banori i 'BBV' tregon gjithçka
Gjatë spektaklit të së hënës, kanë ndodhur një mori diskutimesh lidhur me ngjarjet e javës si dhe nominimet.
Einxhel Shkira, Dj Dagz dhe Ilir Shaqiri ishin 3 nga banorët e nominur gjatë kësaj jave, ku publiku vendosi e Einxhel të jetë e nominuara e radhës.
Megjithatë, një bilët kthimi e moderatores bëri të mundur që ajo të jetë sërish pjesë e spektaklit.
Edhe pse eleminimi fillestar i Einxhel duket se ishte i paparashikuar nga banorët apo nga opinionistët, ish-fituesi i “Big Brother” Anaid Kaloti, ka bërë një postim në llogarinë e tij të “Instagram” që i ka surprizuar të gjithë.
Pak orë para publikimit të të eleminuarës së natës, Anaidi ka publikuar një ‘story’ drejtuar ndjekësve të tij në të cilën shkruan:
“Habiteni ju nëse del Einxhel sonte…?!”
Më pas, ai publikon sërish një bisedë me ish-konkurrentin Ardit Çuni, ku i thotë atij se Einxhel “del dhe hyn prapë”.
“Ta dish se pastaj thua Anaidi shpik”- ka shtuar ai, duke lënë të nënkuptojë se di diçka më shumë.
Kjo nuk është hera e parë që ish-fituesi i “Vëllait të Madh” ka bërë deklarata ku dëshiron të nënkuptojë vendime të paracaktuara nga produksioni.