Mori para me shkelma e grushte tre policë, prangoset shqiptari

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi ka goditur tre policë, ndërkohë që më parë i kishte ikur një tjetër patrulle.

Ngjarja ka ndodhur në Rimimi, ku policët vunë re një person që ecte në rrugë me pamje dukshëm të trazuar dhe vendosën ta ndalonin për kontroll.

Ndërkaq, atyre iu ofrohet një patrullë nga policia lokale që iu bën të ditur se personi vetëm pak më parë ishte ndaluar prej tyre, por kishte lënë makinën në rrugë dhe ishte larguar me vrap.

Ndërsa policët vazhduan me kontrollin, i riu i kërcënonte dhe më pas, në momente zemërimi, i goditi me grushta, brryla e shqelma. Të gjithë policët pësuan dëmtime të lehta, të shërueshme respektivisht për 10, 8 e 4 ditë.

Personi ishte një shqiptar 28-vjeçar, pa leje qëndrimi në territorin italian, me precedentë penalë dhe i dëbuar më parë. Ai u arrestua për veprat penale të kërcënimit, rezistencës dhe dëmtimit të funksionarëve publikë dhe u shoqërua në burgun e Riminit në pritje të gjyqit.