Degjeneron në ofendime të rënda debati mes Romeo Veshajt dhe Meridian Ramçaj

Meridian Ramçaj nuk e ka pritur eliminimin nga shtëpia. Fajtor bëri Donaldin, ku ky i fundit e kishte nominuar të martën e kaluar.

Ndërkohë, për shkak të kësaj deklarate, ka nisur sherri me vëllain binjak të Donaldit, Romeon i cili ka bërë postime të ndryshme në rrjete sociale, duke kaluar edhe në ofendime të rënda.

Nga ana tjetër, edhe Meridiani nuk është se e ka lënë më aq, teksa e ka quajtur edhe “zog” Romeon, duke shkruar se ai i ka kërkuar takim live me një telefonatë, por që nuk janë takuar, duke vazhduar debati me postime në Instagram.

“Vazhdo me shokët e tu vlla dhe publikisht mos guxo t’i biesh më numrit tim. Këtu ndryshon qytetaria me provincialin dhe pjekuria me adoleshencën. Ja dhe me kë janë atashuar e mbrojnë artistët shqiptarë”,-  shkruan Meridiani.

Në fakt ai ka diskutuar edhe për situata brenda në shtëpi ku tha se nuk beson tek lidhja e Donaldit me Beatrix dhe pas përfundimit të spektaklit ata do të ndahen.