Harroi se mikrofoni i tij ishte i ndezur, gafa e Anthony Faucit bëhet virale

Anthony Fauci njihet si emri më autoritar i SHBA-së në epideminë e koronavirusit.

Por gjatë një seance dëgjimore në Senat, virologu u akuzua nga senatori republican Roger Marshall se ai ka pagën më të lartë se çdo nëpunës publik.

‘A jeni gati t'i paraqisni Kongresit dhe publikut një deklaratë financiare që përfshin investimet e juaja të kaluara dhe aktuale’ ishte pyetja që Marshalli i drejtoi Faucit.

Fauci deklaroi se ky informacion ishte i hapur për të gjithë prej vitesh dhe filloi të debatonte me Marshallin i cili vazhdoi të kritikonte Faucin.

Por debati përfundoi me ndërhyrjen e senatorit demokrat Patty Murray .

Fauci, i cili harroi se mikrofoni i tij ishte i ndezur kur Marshalli po e kritikonte, dëgjohet duke thënë: "Për hir të Zotit, çfarë budallai!".

Këto fjalë, të dëgjuara nga i gjithë Senati, shkaktuan një reagim të madh. 

Duke folur pas ngjarjes, Marshall tha: "Të më quash budalla gjatë seancës së Senatit mund të ketë lehtësuar stresin e burokratit më pak të besuar në Shtetet e Bashkuara. Por ai nuk mund t'i shpëtojë të vërtetës."