VIDEO që tronditi opinionin/ Xhama mbi kokën e demokratëve

Drejtuesit e Komisionit të Rithemelimit publikuan dje pamje tronditëse, që tregonin se mbi kokën e protestuesve demokratë u hodhën xhama nga mercenarët e Lulzim Bashës. 

Lidhur me pamjet skandaloze reagoi edhe ish-presidenti Bujar Nishani.

"Të dashur miq, shiheni fytyrën e kukullës së Edi Ramës ngujuar në Selinë e Partisë Demokratike.

Anëtarë të krimit të organizuar, të dënuar për vrasje, rrëmbime e plagosje, të strehuar në Seli nga Lulzim Basha, thyejnë xhamat e kateve të larta dhe i hedhin mbi kokat e anëtarëve e veprimtarëve të PD.

Aktet kriminale të vrasësve strehuar ne seli dhe urdhëruesit të tyre, L. Basha nuk do të munden t'i shpëtojnë drejtësisë.

Kemi treguar në 2005 se i gjejmë e i nxjerrim edhe nga “vrima e miut” e i sjellim para drejtësisë," shkruan Nishani.