‘Një hero pushon’, ngordh miu që ndihmoi komunitetet në Kamboxhia të jetojnë pa frikë

Magawa, brejtës i cili gjeti më shumë se 100 mina tokësore dhe eksplozivë në Kamboxhia dhe fitoi një medalje për heroizëm, ka ngordhur në moshën 8-vjeçare.

'Magawa ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe e kaloi pjesën më të madhe të javës së kaluar duke luajtur me entuziazmin e tij të zakonshëm, por në fundjavë ai filloi të ngadalësohej, duke dremitur më shumë dhe duke treguar më pak interes për ushqimin në ditët e tij të fundit. Të gjithë ne në APOPO po ndjejmë humbjen e Magawa dhe jemi mirënjohës për punën e jashtëzakonshme që ai ka bërë. Kontributi i tij i lejon komunitetet në Kamboxhia të jetojnë, punojnë dhe luajnë, pa frikë se do të humbasin jetën ose gjymtyrët.'' tha APOPO organizata me bazë në Belgjikë që trajnon minjtë gjigantë afrikanë për të zbuluar minat tokësore në një deklaratë.

Në vitin 2020, Magawa u nderua me një medalje ari nga Dispanseri Popullor për Kafshët e Sëmura me bazë në Mbretërinë e Bashkuar për "trimërinë jetëshpëtuese dhe përkushtimin ndaj detyrës" - miu i parë që mori çmimin.

Magawa u trajnua në Tanzani dhe u dërgua në Siem Reap në Kamboxhia në vitin 2016 për të filluar pastrimin e minave.

"Një hero pushon," mbyll APOPO deklaratën e tij.