Salah: Ata e dinë çfarë po kërkoj, nuk është ndonjë shifër e çmendur

Mohamed Salah është duke ushtruar presion ndaj Liverpool-it për të rinovuar kontratën e tij e cila skadon për 18 muaj.

“Unë dua të qëndroj , por është në dorën e tyre të vendosin” u shpreh Mohamed Salah.

“Ata e dinë se çfarë po kërkoj dhe nuk është ndonjë shifër e çmendur. Unë e njoh klubin ku kam qënë për 5 vjet. I dua tifozët dhe ata më duan mua, por klubi e di se çfarë pres”përfundoi futbollisti.