Arjola rrëqeth me historinë e rëndë të jetës: Kam tentuar të...
Në puntatën e sotme në “Big Brother VIP”, aktualisht po transmetohet historia prekëse e aktores Arjola Demiri.
Ajo ka rrëfyer mes lotësh se si ish-burri i saj e ka tradhtuar në kohën sa ishte shtatzënë me djalin e saj, Rubinin.
Ajo ka treguar se si pasojë e tradhtisë të cilën e ka falur për 6 vite, emigroi bashkë me fëmijët drejt Suedisë.
“Unë I kërkoja llogari Zotit, pse, çfarë kisha bërë që ta meritoja gjithë këtë”.
Më pas, ajo rrëfeu se në momentin kur u kthye në Shqipëri, ajo tentoi të vetëvritej, duke u hedhur nga kati i tretë, por ishte e ëma e saj e cila e ndaloi.
“Kam dashur t’i kërkoj falje publike mamit sepse I kam shkaktuar shumë dhimbje”- tha ajo.