FOTO/ Coutinho ‘zbarkon’ në Angli

Mesfushori brazilian, Philippe Coutinho, ka zbarkuar në Angli për të firmosur kontratën e tij me skuadrën e Aston Villas. 29-vjeçari është gati të bashkohet me Stiven Gerard për një aventurë të re në ishull.

Transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit të Barcelonës, Philippe Coutinho, u largua nga ekipi i tij në formën e huazimit dhe ti bashkohet Gerard në skuadrën e Aston Villas deri në fund të sezonit. Ai nuk mundi të befasonte me Barcelonën, dukë u cilësuar si një dështim për ekipin.

Ditën e sotme Coutinho është pikasur duke zbritur nga avioni i tij privat, gati për të nënshkruar me klubin nga Birminghami. Braziliani do të jetë gati me ekipin për sfidën e fundjavës me Manchester United.