Berisha: Agjencitë europiane të hetojnë Bashën për pastrim parash. Do të 'gozhdohet'

Ish-kryeministri Sali Berisha i bën thirrje agjencive partnere europiane që të hetojnë Lulzim Bashën për pastrim parash. 

Lideri historik i PD tha se hetimet belge vijojnë dhe se Basha do të gozhdohet për krimet e kryera në larjen e parave.

"I bëj thirrje agjencive partnere europiane të hetojnë Lulzim Bashën për pastrim parash. Donald Lu më tha se Basha është i zhytur në pastrim parash. Kush ia mbylli dosjen 'Toyota Yaris' në Shqipëri.

Për 3.4 mln eurot është dënuar vetëm një person. Lulzim Basha është pyetur vetëm njëherë.

Por prokuroria e Belgjikës vijon hetimet me insistim të madh. Lulzim Basha do të gozhdohet edhe për krimet e kryera në larjen e parave.

Basha do të jetë subjekt i hetimeve serioze të agjencive ndërkombëare. Do të presim me durim rezultatet e drejtësisë", u shpreh Berisha në Abc.