Hapet karta e parë e ‘Sanremo 2022/ Kush do prezantojë me Amadeus?

Ky është edicioni i tretë që drejtohet nga Amadeus dhe i dyti që ‘kërcënohet’ nga Covid-19, por asgjë s’do i ndalë organizatorët të realizojnë ‘Sanremo 2022’ në datat 1-5 Shkurt.

 

Me transmetim në “Rai 1”, festivali më i rëndësishëm i muzikës italiane sipas ‘Repubblica’ do prezantohet nga Maria Chiara Giannetta, e cila është e freskët nga suksesi në ‘Blanca’ një sukses fantazi e “Rai 1”.

 

Emra të tjerë që thuhet se do ngjiten krah Amadeus në skenë janë: Alessia Marcuzzi, Miriam Leone dhe Matilda De Angelis.