Berisha paralajmëron protestën e radhës: Do ketë diversitet! Selia e PD do t'i rikthehet demokratëve

Lideri historik i PD, Sali Berisha paralajmëroi në ABC protestën e radhës te selia e PD. 

Berisha tha se protesta do të ketë diversitet, duke shtuar se tashmë demokratët protestojnë edhe kundër Edi Ramës i cili ka zyrën e dytë te PD-ja. Berisha foli për një program proteste. 

Selia e PD do t'i rikthehet demokratëve, tha Berisha. 

"Do të ketë diversitet. Selia do t'i rikthehet demokratëve. Kurrë nuk do të rrijë strofull e vrasësve dhe kriminelëve e banditëve të Lulzim Bashës e Edi Ramës. Nëse shkon para selisë së PD, ti proteston para selisë së Kryeministrisë, selisë së dytë të Edi Ramës. Me pengun brenda dhe banditët. Në vend që të vuajnë dënimet me 25 vite, përdorin drogë në seli", u shpreh Berisha. 

"Të gjithë ata që të mbështesin Lulzim Bashën, nuk bëjnë gjë tjetër veçse godasin pluralizimin në Shqipëri", vijoi ish-kryeministri.