Greqia ‘nën rrebesh’ tërmetesh, tjetër lëkundje e fuqishme në vetëm pak minuta

Greqia po ndodhet 'nën rrebesh' tërmetesh që prej tre ditësh, duke regjistruar lëkundje të forta në pjesësn e saj veriore.

Pak minuta më parë është regjistruar një tërmet 4 ballë i shkallës righter, i cili sipas agjencisë evropiane sizmologjike njofton se është ndier deri në Elbasan.

Deri tani nuk kemi raportime për dëme në njerëz apo godina. 

Kujtojmë se pak më parë, ranë 2 tërmete, ku njëri prej tyre u regjistrua në Follorina të Greqisë dhe ishte me magnitudë 4.2 ballë i shkallës righter, duke u ndjerë në juglindje të Shqipërisë, konkretisht në Korçë ku ka pasur një valë më të fortë, por lëkundjet janë përcjellë deri në Elbasan.

Gjithashtu një tjetër tërmet ra në Selanik ishte i shkallës 3.6 ballë i shkallës righter në një thellësi prej 2 km, duke krijuar një ndjeshmëri të lartë për banorët.